Konferenca HisenseVRF
2019-02-27

Më 19 Shkurt 2019, kompania HisenseVRF mbajti një konferencë me partnerët e saj startegjik të Europës lindore në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Të deleguarit e kompanisë Hisense dhe partnerët e saj, ku në të cilën bënte pjesë edhe Shqipëria, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Airstar sh.p.k Z. Isli KURTI, patën një shkëmbim diskutimesh mjaft të detajuar dhe frytdhënës rreth strategjisë dhe politikave të marketingut, produkteve dhe teknologjive të reja. Në këtë konferencë, industria e HVAC në Evropën Lindore, ka vlerësuar me nota maksimale cilësinë e lartë të produktit Hisense, përkrahjen e përsosur teknike dhe shërbimin efikas të marketingut. Hisense diskuton në thellësi me partnerët e saj se si të shfaqë më tej avantazhet e Hisense në cilësinë dhe mbështetjen teknike, si dhe studimin e karakteristikave të shitjeve të lokalizuara në këtë mënyrë për të zgjeruar pjesën e tregut në mënyrë të vazhdueshme. Hisense beson fuqishëm se suksesi vjen nga bashkëpunimi, ndërkohë që kjo ngjarje jo vetëm që e thellon miqësinë tonë me secilin partner, por rrit imazhin tonë të markës në vend, si dhe ngritjen e vetëdijes së markës në industrinë e kondicionereve Rezidenciale, Multi-Split dhe HVAC në këtë rajon.