Airstar sh.p.k. u themelua per ti ofruar dhe përgjigjur në kohë kërkesave ne rritje te tregut vendas, mbi studimin, projektimin, zbatimin dhe instalimin e sistemeve rezidenciale dhe profesionale te aspirimit dhe kondicionimit.
Edhe pse e re në vitet e themelimit te saj, Airstar sh.p.k. ka përzgjedhur me rigorozitet dhe profesionalizëm stafin me të cilin ajo bashkëpunon, duke mbledhur rreth saj inxhinierë, projektues dhe instalues profesionistë me një përvojë të gjatë në fushën e aspirim-kondicionimit. Si rrjedhojë, tashmë Airstar sh.p.k. ka arritur të jetë një kompani mjaft e besueshme dhe konkuruese në treg, pasi cilësia e shërbimit dhe e produkteve që kjo kompani ofron, janë mjaft tunduese, referuar treguesit çmim-cilësi në krahasim me disa kompani te tjera, të cilat ofrojnë te njëjtin sherbim në treg. Një nga elementet më të fortë të prezantimit të Airstar sh.p.k. në treg, janë markat ndërkombëtare të produkteve që ajo ofron, Airstar dhe Hisense VRF – Hitachi.