Seminari Global i Trajnimit të Klientit Hisense VRF 2018
2018-11-19

Seminari Global i Trajnimit të Klientit të Hisense VRF 2018 u mbajt në qytetin e Qingdao, në selinë e Hisense Group, në datat 7 deri 9 nëntor 2018. Të ftuar ishin dhjetra klientë nga më shumë se 20 vende të botës të cilët përjetuan inovacionet dhe teknologjitë avantgarde të kompanisë Hisense gjatë këtyre tri ditëve.

Në trajnim u përfshinë temat si më poshtë:
Hyrje dhe prezantim të grupit Hisense dhe Hisense Hitachi.
Hyrje dhe prezantim të programit të sigurimit të cilësisë, R & D, dhe të gjithë sistemit mbështetës.
Hyrje dhe prezantim të linjave të prodhimit të Hisense VRF dhe planin e ri të të prodhimit të produkteve.
Diskutim i fokusuar rreth aplikimit të sistemeve VRF.
Ekspozita e grupit Hisense, fabrika dhe vizita në projekte referencë.

Pas këtij trajnimi, klientët do të kenë një përqasje më të mirë të kundrejt produkteve Hisense VRF dhe një besim akoma më të madh në bashkëpunimin me Hisense. Përveç kësaj, teknologjia Hisense tashmë është shumë më e njohur nga klientët.

Ne jemi mirënjohës për gjithshka që klientët tanë kanë bërë për biznesin Hisense VRF. Me të gjithë kontributin e tyre, ne jemi zgjeruar në 17 degë anembanë botës dhe mbajmë një normë mesatare vjetore rritjeje prej më shumë se 30%. Në të ardhmen, Hisense synon të jetë një ofrues më i mirë për zgjidhjen e sistemit VRF. Ne do të vazhdojmë me teknologjinë më të fundit dhe do t’u sigurojmë konsumatorëve produkte me cilësi më të mirë të VRF.

Nëpërmjet kësaj konference trajnimi, ne shpresojmë që mund të kemi përcjellë besimin tek të gjithë partnerët tanë dhe shpresojmë që produktet dhe shërbimet tona mund të ndihmojnë në rritjen e biznesit duke fituar dhe zbatuar sa më shumë projekte në të ardhmen. Le të urojmë një bashkëpunimin frytdhënës midis Hisense VRF dhe partnerëve tanë për një të ardhme të lumtur!